Djali i Azem Hajdarit para bustit të të atit: Shpresoj që babai im të jetë frymëzim

Djali i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me të atin, ka folur ditën e sotme teksa ishte prezent në ceremoninë e organizuar nga ish- kryeministri Sali Berisha në Qytet Studenti pë Ditën e Rinisë.

Në fjalën e tij, djali i vogël i familjes Hajdari e ka konsideruar të gjithë këtë ndodhi si një përrallë të dëgjuar disa herë. Ai shpreson se një ditë babai i tij të jetë frymëzim.

Kjo përrallë që e kam dëgjuar aq shumë herë, kuptoja që ishte reale dhe këta njerëz luftuan ndaj komunizimit. Dua t’ju them se shpresoj që kjo ditë dhe babai im të jetë frymëzim. Unë nuk e mendoja që kjo ditë se do të vinte kjo ditë e njerëzit do të mblidheshin sërish kështu. Shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzuese për të gjithë.”- tha Azem Hajdari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *