Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Shoqëria civile në protestë

Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Dhjetra qytetarë në Tiranë kanë dalë për të protestuar lidhur me standardet në punë.

Organizata të ndryshme të shoqërisë civile kanë thirrur një tubim që po mbahet në zonën e pedonales. Një prej përfaqësuesve të organizatave tha se kërkesa për të drejtat në punë është e hershme, dhe se është me mjaft rëndësi për të folur lidhur me të: “Është një kërkesë e hershme për të drejtat në punë, që vëmendje duhet të jetë në mënyrë të balancuar si për punësimin ashtu edhe për standardet e punës. Fillimisht duhet të kthejmë vëmendjen, të bisedojmë dhe të flasim për të drejtat në punë dhe pastaj të implementojmë këto të drejta”.

1 Maji synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *