Dita e Çlirimit, Begaj: Duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, nderojmë sakrificën e heronjve të Atdheut

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se duhet mbajtur gjallë kujtimi dhe nderimi për sakrificën e tyre në shërbim të kombit.

“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.

Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre!

Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *