“Dita e Ashures”/ Baba Mondi: Të ndihmohen të tjerët po kalojmë kohëra të vështira

U zhvillua në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve  ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.

Baba Mondi Kryegjyshi i Bektashinjve un drejtua pjesëmarrësve me një thirrje të  sinqertë duke ju thënë që :

“ Të bëni vepra të mira dhe gjithmonë ndihmoni të tjerët” sidomos në këto kohë të vështira që jo vetëm ne por e gjithë bota po kalojmë  luftëra , pandemi , vrasje na mësojnë se si të ndajmë me njëri-tjetrin dashurinë, hidhërimin  dhe barrën e madhe që po kalojmë .

Baba Mondi i drejtohet popullit duke i thënë ta duan jeten dhe të mundohen të luftojnë veset e këqija.

“Luftoni veset e këqija dhe duajeni jetën. Shpirtrat e bardhë të dëshmorëve të Qerbelasë, na ofrojnë këshillën dhe virtytet e tij për të ecur në rrugën e së vërtetës në çdo koncept të jetës. Zoti na bekoftë të gjithëve, Amin!”, tha Baba Mondi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *