Disidenti saudit në Liban vritet nga vëllezërit e tij

Një parti opozitare saudite tha se një nga anëtarët themelues të saj u vra në kryeqytetin libanez, Bejrut.Partia e Asamblesë  Kombëtare (National Assembly Party) tha se anëtari themelues Manea Al-Yami u vra në “rrethana të komplikuara”.

“Pas lajmit për vrasjen (atentatin), partia është përpjekur të verifikojë detajet e rastit dhe motivet e vrasjes”, thuhet në deklaratë. “Partia qysh tani fajwson si përgjegjëse autoritetet saudite  për këtë vrasje sepse me veprimet e veta i detyron qytetarët e këtij vendi të jetojnë në mërgim dhe të banojnë në mjedise të rrezikshme, të pasigurta vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose kërkesave të tyre për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

Forcat Libaneze të Sigurisë së Brendshme lëshuan një deklaratë duke thënë se disidenti saudit u vra të shtunën në mbrëmje nga dy vëllezërit e tij të cilët e goditën me thikë për vdekje në Dahiyeh në periferinë jugore të Bejrutit kryeqytetit Libanez njofton Washington Post.

“Dy vëllezërit janë në paraburgim dhe kanë pranuar se kanë vrarë Al-Yamin për “arsye familjare”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *