Dior ‘bën bashkë’ stilet e 1950 me ato moderne

Stilistja e markës së famshme Dior, Maria Grazia Chiuri, u fut në arkivat e viteve 1950 për sfilatën e radhës. Chiuri shpjegon pse vendosi të frymëzohej pikërisht nga kjo periudhë për këtë koleksion.

“Është shumë ndryshe, ideja që kemi për vitet ’50, sidomos për mua sepse e kuptova, kur shikoja gjatë gjithë kohës filma amerikanë dhe në atë kohë situata ishte shumë ndryshe në Evropë në krahasim me SHBA-në.“ – tha ajo.

Për agjencinë e lajmeve Reuters , ajo vë në dukje se cilat ishin gratë që e frymëzuan për koleksionin e ri: “Gratë të cilat ishin gjithashtu kliente të Dior-it , si Juliette Greco, e cila ishte një këngëtare e mrekullueshme dhe njëkohesisht një nga intelektualet e kohës , gjithashtu Edith Piaf, së bashku me Catherine Dior të cilat përfaqësojnë më së miri mirë frymën e këtij qyteti.”

Catherine Dior, motra e themeluesit të shtëpisë, Christian Dior ishte një anëtare e rezistencës franceze, e cila mblidhte informacione mbi lëvizjet e trupave dhe anijeve luftarake gjermane. Ajo u arrestua nga forcat gjermane dhe u dërgua në një kamp përqendrimi përpara se të arratisej në 1945.

Kjo ngjarje frymëzoi vëllain e saj, i cili u bë pjesë e përpjekjeve për t’u dhuruar shpresë dhe optimizëm grave si motra e tij, që vuajtën gjatë luftës së dytë Botërore.

Është ky nocion i historisë që ka luajtur në mendjen e Maria Grazia Chiurit për koleksionin vjeshtë/dimër 2023. Kjo është pasqyruar në veshjet e shumëllojshme, si këmisha me mëngë të shkurtra me kopsa, të kombinuara me funde të plota, dhe xhaketa ku dalluan motivet me lule.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *