Dimri i ngrohtë ‘sjell’ në Pogradec flamingot

Një situatë ndryshe është parë sot në liqenin e Pogradecit, ku shpendët e flamingove janë fotografuar pas shumë kohësh. Prezenca e tyre është një gjë e rrallë për liqenin e Ohrit, pasi këto shpendë zakonisht qëndrojnë në vende të ngrohta, por siç duket temperaturat e larta që në ditët e para marsit sivjet ka bërë që përsëri këto shpendë të shihen në Pogradec.

Para 6 vitesh një tufë prej 20 flamingosh u vendos përkohësisht në liqen, ndërsa në këto momente janë vetëm dy çifte të cilat janë evidentuar përgjatë vijës liqenore. Temperatura e zonës favorizon qëndrimin e përkohëshmë të tyre në këtë liqen.

Shpendët janë fotografuar mëngjesin e ditës së sotme nga fotografi Ardian Fezollari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *