Dhunuan nënën dhe vëllain e tyre, arrestohen dy persona në Pogradec

Dhuna në familje vijon që të jetë një nga problemet më të mëdha të shoqërisë dhe për autoritetet e vendit tonë.

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi kanë dhunuar nënën e tyre dhe vëllain tjetër. Ata do të akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *