Dhunoi kancelarin e Gjykatës, shkopi i bejsbollit-arma e preferuar, kush është Usama Gashi

Një prej personave që ka dhunuar kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është identifikuar si Usama Gashi. KY i fundit një emër jo pak i lakuar në kronikën e zezë. Teksa edhe në një tjetër përplasje ai ka përdorur një shkop bejsbolli si në rastin e kancelarit të gjykatës.
Ngjarja ku është evidentuar Gashi i për herë të parë ishte një përplasjes mes dy grupeve të rinj në lagjen e “Kinezëve” në Elbasan, ndodhur në 30 qershor 2020. I gjithë sherri nisi pasi Amarildo Mema dhe Usama Gashi, nga shokë u kthyen në armiq të përbetuar. Në 30 qershor 2018, Usama Gashi denoncoi në Polici Amarildo Memën dhe Margit Llapushin, për akuzën e “Kanosjes”, por çështja u pushua.

Usama Gashi, në nëntor 2017 ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit, edhe Ambri Sinakollin, nip i familjes “Çapja” në Elbasan, por për të njëjtën akuzë, por edhe kjo dosje iu pushua. Megjithatë Gashi nuk i ndali denoncimin. Më 20 korrik 2019, Gashi kallëzoi Elvis Koçi (Caushllari), i cili njihet ndryshe edhe si “Vis Korçari”, po ashtu duke u shprehur se e kishte kërcënuar me armë zjarri. Por gjejeni çfarë? Edhe ky hetim është pushuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Në 2020, Gashi vendosi që të marrë nën kontroll situatën duke dhunuar bashkë me 7 miqtë e tij në një lokal të riun Leonard Ibran. Mesa duket nuk do të ishte hera e fundit, pasi “viktima” e radhës do të ishte Sulkuqi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, por nuk dihet arsyeja përse u dhunua. Ç ’faj bëri që mund t’i kushtojë dhe jetën…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *