Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari në Bulqizë (Emri)

Policia e Bulqizës ka arrestuar 44-vjeçarin Fehmi Duriçi i cili theu urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi ish-bashkëshorten e tij. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje).

Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *