Dhunohej nga burri dhe nga vjehrra, ja pse i dha fund jetës 52-vjeçarja në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 52-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Viktima është Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve, e cila më parë kishte denoncuar në polici për konflikte të dhunshme në familje nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme policia ka qenë në banesën e viktimës, por ajo ishte larguar te motra e saj.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *