Dhunimi i kenianes/ Dy përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë mbërrijnë në vend

Dy përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Itali kanë mbërritur në Shqipëri për të vizituar 22-vjeçaren keniane Joy, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende dhe asnjë person nuk është arrestuar në kuadër të hetimeve.

Dy përfaqësuesit, të deleguar nga ambasadori, mbërritën në vendin tonë pasditen e djeshme për të vizituar Joy-n në spitalin ku po trajtohet, dhe për të ndihmuar për procedurat e transferimit të saj në një spital jashtë vendit.

Ata kanë shkuar në Komisariatin nr.1 për të marrë informacione se deri ku kanë arritur hetimet për rrethanat ku u dhunua shtetasja e tyre si dhe do të takohen me drejtues të spitalit të Traumës dhe mjekun neurolog që trajton vajzën. Pasditen e sotme ata priten të kenë një takim në ministrinë e Jashtme me përfaqësues të ministrisë.

Dhunimi i 22-vjeçares, e cila punonte në një kazino, ndodhi në Tiranë më datën 13 gusht të vitit 2022. Ajo u gjet në gjendje kome në katin e parë të banesës që jetonte me qera. Njoftimi i parë për ngjarjen u bë pas tre muajsh nga policia, më 9 nëntor 2022. 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë që e ëma e saj ka kërkuar transferimin e saj në një spital jashtë vendit për një trajtim më të specializuar./ Panorama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *