Dhjetëra efektivë policie vendosen pranë Parlamentit/ Marshimi do të nisë nga selia e PD

Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e saj të radhës para parlamentit, para nisjes së seancës së radhës plenare në orën 10:00.

Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.

Dhjetëra efektivë policie janë vendosur në perimetrin për rreth parlamentit në orët e para të mëngjesit.

Protesta pritet të nisë para orës 10:00, kur një grup protestuesish do të nisen nga selia blu për të marshuar drejt kuvendit me në krye ish kryeministrin Sali Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *