Dhjetë profesionet më fitimprurëse në ditët e sotme

‘Glassdoor’ ka publikuar të dhënat e studimit të tyre më të fundit që ekzaminon se cilat role vlerësohen më tepër nga Gen Z. Raporti zbuloi se në përgjithësi, “punonjësit Gen Z janë më të kënaqur në rolet që u ofrojnë atyre mundësinë për ta ridimensionuar kulturën e kompanisë ku punojnë si edhe punë të cilat u lejojnë atyre të kenë ndikim social”.

Megjithëse të dhënat tregojnë se Gen Z-të, të cilët kanë lindur midis vitit 1997 dhe 2012, janë entuziastë për të punuar në role që kanë ndikim në shoqëri, Glassdoor zbuloi se ata janë më pak të kënaqur me punën e tyre sesa demografitë e tjera, kryesisht për shkak të efektit të pandemisë, por jo vetëm. Ndërsa punonjësit e gjeneratave Gen Z dhe Millennial e vlerësojnë kënaqësinë e tyre në vendin e punës në shkallën 3.80, Gjenerata X e vlerëson të tyren me 3.85, ndërsa Boomers-at janë më të lumturit në rolet e tyre, me vlerësimin 3.93.

Sipas raportit të Glassdoor, këto janë 10 punët më të vlerësuara për brezin më të ri – Gen Z:

Rekrutuesi (Corporate Recruiter)

Menaxher marketingu (Marketing Manager)

Menaxher i rrjeteve sociale (Social Media Manager)

Shkencëtar i të dhënave (Data Scientist)

Menaxher i produktit (Product Manager)

Specialist IT-je (IT Specialist)

Koordinator i llogarisë (Account Coordinator)

Analist kredie (Credit Analyst)

Inxhinier projekti (Project Engineer)

Bashkëpunëtor për zhvillimin e biznesit (Business Development Associate)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *