Detaji rrënqethës nga vrasja e 20-vjeçarit në Velipojë/ E ëma punonte në lavanderinë e spitalit, mësoi që djali vdiq kur po i lante rrobat…

Mëngjesin e të shtunës nëna e Myzerim Zenelit përcolli për në banesën e fundit djalin e saj, për të mos e parë më kurrë. 20-vjeçari mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë një konflikti për vijën bregdetare në Velipojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së 27 qershorit, teksa nëna e viktimës ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte: “E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi.

Ishte ‘shok’ i madh për të. Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *