Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Kavajë

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 2fishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal, në qytetin e Kavajës. Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë përplasur me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht dhe më pas, njëri ka nxjerrë thikën e tjetri armën e zjarrit.

Shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike.

Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Të dy janë gjetur në lokal me shenja jete dhe janë dërguar në spital, njëri në Kavajë, tjetri në Durrës, por asnjë nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *