Detaje/ Si nisi sherri në ‘Tik Tok’ mes të rinjve në Durrës: Jeni grup i dobët

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri i dy të rinjve në Durrës pas një sherri në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Autori i ngjarjes Klajdi Mansaku është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu.

Në fillim ata kanë folur në telefon dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar. Mario dhe Jurgen Vrioni, të dy kushërinj së bashku me shokun e përbashkët Arben Haxhiu janë nisur me automjet në orën 1 të natës në drejtim të lagjes nr. 10 në Durrës, ku edhe jeton autori Klajdi Mansaku.

Klajd Mansaku dhe grupi i tij kundërshtar Jugen Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri tjetrin. Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup muzikor i cili këndon muzikë moderne

Klajdi ka komentuar duke e cilësuar grupin e tij që jeni grup i dobët dhe që nuk janë realë. Pas kësaj Mario dhe Klajdi janë konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri tjetrin.

Ky i fundit, pasi ka parë në automjet tre persona dhe për të mos u gjendur në befasi, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka ushtruar kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *