Detaje. Si nisi abuzimi k 33-vjeçarit shqiptar ndaj vajzës së kunatit në Greqi!

Është publikuar ekspertiza ligjore e kryer në trupin e 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga dhëndri i tij, pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën. Mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në bark (nga të shtënat) dhe lëndime si pasojë e goditjes me pushkë në kokë. Autori 50-vjeçar i vrasjes ka mësuar vetëm katër ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin e mëpasshëm për të mos folur. Pas shumë insistimesh, vajza i tregoi të atit, mesazhet që i kishte dërguar kunati nga martesa e dytë, duke pohuar se ai ishte përdhunuesi i saj.

“Nëse nuk më jepni paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tuaj për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën e tij.

Siç 18-vjeçarja i ka treguar të atit, shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur vajza mësoi se 33-vjeçari kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të tij. Që atëherë ai i ka kërkuar shpesh para që ajo të mos i dërgonte familjes videot në fjalë. Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto me skena dhunimi dhe janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të zbuluar të vërtetën.

33-vjeçari i kishte vënë syrin vajzës së dhëndrit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve të saj teksa ata ishin në punë, ajo iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime, ndërsa sapo e mitura mbushi 12-vjeç, ka vazhduar ta përdhunojë.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14-vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij të pahijshme me celular. Prej disa vitesh, vajza mitur heshti për atë që kishte kaluar. Vajza u kishte besuar disa gjëra motrave të saj për sjelljen e tij të çuditshme pa i dhënë shumë detaje. Paraditen e së martës, ajo i ka treguar emrin e përdhunuesit të saj babait, i cili pak orë më vonë e vrau.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *