Detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt/ Autori humbi gjurmët në një rrugë pa ndriçim

Zbardhet itinerari që ka ndjekur autori i vrasjes së Ardian Nikulaj ditën e djeshme pas krimit të rëndë që tronditi Lezhën.

Sipas burimeve, autori i cili lëvizte me motor pas ngjarjen ka përshkuar një itinerar rruge duke zgjedhur aksin kryesor dhe të vetëm nga Lezha deri në Balldren dhe më pas në rrugë dytësore ka humbur gjurmët pasi nuk ka më kamera sigurie.

Pra, autori është kthyer nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas duke lëvizur me motor përgjatë superstradës deri në dalje të Balldrenit. Kjo është pika e fundit, ku policia ka gjurmët e tij, më pas asgjë.

Ndërkohë nga policia janë marrë në pyetje disa persona, por pa arritur në asnjë të dhënë konkrete me gjithë hetimet intensive.

Po hetohen disa pista për vrasjen, si e gjakmarrjes apo dhe politike. Kjo pasi sa herë ka mbështetur një kandidat për kryetar bashkie, ai kandidat ka fituar. Në këtë fushatë, Nikulaj kishte dalë hapur në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” Pashk Gjoni.

Atentati në Shëngjin/ Ja momenti kur autori largohet me motor


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *