Deputeti i PD jep detaje mbi ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 7-vjeçarja: Isha vetëm 20 metra larg, familja ishte prezente

Deputetit i PD-së Kreshnik Çollaku ka qenë prezent në vendngjarje, ku ish-drejtori i policisë së Himarës Arjan Tase ka goditur për vdekje me motomjetin e tij një vajzë 7-vjeçare.

Çollaku shkruan në rrjetin sociale se ishte vetëm 20 metra larg ngjarjes se familja e viktimës ishte prezente.

Kreshnik Çollaku: Fëmija ishte në breg të detit pranë çadrës. Dukej si çmenduri, si mund të lejohet? Familja ishte prezente, duhej vendim drastik para se të ndodhte. Një tmerr i vërtetë , isha 20 metra larg vendngjarjes.

Është jashtë çdo lloj logjikë, në pamje të parë ka një mirëqenie që një efektiv i thjeshtë s’mund ta ketë. Këta janë të papërgjegjshëm, duhet absolutisht marrja e masave për personazhe të tilla, tronditëse e gjitha. I bëj thirrje në mënyrë urgjente, të pezullohet çdo skaf në afërsi të plazheve, këto tangërlliqet për performance, papërgjegjshmëria është e madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *