Demokratët kundër Berishës, Mustafaj: Bashkimi bëhet në bazë, jo në …

Analisti, Besnik Mustafaj ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye te PD, duke u shprehur se se kjo është me rëndësi të madhe për PD-në pasi i hap rrugën zgjedhjes së strukturave të reja të partisë.

Në një intervistë për “Radari Informativ” Mustafaj u shpreh se, nëse Gjykata e Apelit do të vendosë në favor të Alibeajt atherë  do të kemi një grup që sipas tij në pjesën më të madhe të rasteve do të marrin vendime që i përshtaten kreut të qeverisë Edi Rama.

“Procesi i bashkimit bëhet në bazë, jo në Grupin Parlamentar. Zgjedhja e kryetarit ka rëndësi të madhe se i çel rrugën zgjedhjes së strukturave të tjera. Pra të gjithë demokratët duhet ta mendojnë si proces, që kush ka mbetur rrugën e ka të hapur. Nëse do t’i jepet të drejtë grupit të Alibeajt do të jetë si grupi që ishte pas daljes nga parlamenti, një grup individësh që kanë siglën, interlokutorë të Ramës, do të marrin vendime që i përshtaten atij në shumë raste. Dhe, kjo do të vijojë deri në zgjedhjet e reja”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *