Deklarata e Kushit/ Vokshi: Duheni të jepni dorëheqjen, keni degraduar sistemin arsimor

Pas deklaratave të ministres së Arsimit Evis Kushi mbi daljen e tezave të maturës, deputetja e PD Albana Vokshi i ka kërkuar dorëheqjen dhe nëse Kushi nuk e jep, sipas ligjvënëses demokrate, kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë.

Gjithashtu Vokshi deklaroi se ministrja Kushi ka degraduar sistemin arsimor.

“Dje u paraqita vetë për të dhënë provat. Jo vetëm ato që kam shkruar, që më kanë ardhur nga mësues nga qarku i Elbasanit, ju refuzuar që të paraqiteshit. Do të jem në 14 korrik në orën 12. Koha ka provuar se pyetjeje në inboxin tim ishin dhe ato që kanë rënë në provim. Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor. Kush e ka fajin për këtë ? Jeni ju që e keni degraduar arsimin. Jemi përgjegjësi ligjore dhe morale. Nëse ju ka ngelur fare pak moral, duhet të jepni dorëheqje në të njëjtën ditë kur shkatërruar maturën shtetërore. Kush mban përgjegjësi për këta studentë që janë larguar jashtë? Kush mban përgjegjësi që arsimit është kthyer në këtë gjendje? Nëse ju nuk jemi dorëheqje, kryeministri duhet t’ju shkarkojë.”, tha Vokshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *