Defender 2023/ Rama: Privilegj dhe përgjegjësi!

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së stërvitjes së përbashkët Defender Europe 2023 tha se Shqipëria sot është më lart se kurrë në aspekt të respektit ndërkombëtar.

“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i posaçëm për Forcat tona të Armatosura, që janë pritëse dhe pjesëmarrëse. Për herë të dytë kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë edhe mbështetjes së aleatëve tanë amerikanë dhe të tjerë të vendeve të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar. Sot është ulur në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara si bashkëpembajtëse për çështjen e Ukrainës. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme, që vë në duke çfarë pjekurie dhe zhvillimi ka arritur vendi ynë”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *