Dëbora ‘zbardh’ Dardhën, ARRSH: Vendosni goma dimërore dhe zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në fshatin Dardhë të Korçës, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët dhe temperatura shënon -1°C.

Qarkullimi kryhet pa probleme dhe ARRSH thotë se mjetet dhe punëtorët janë në terren, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit përgjatë akseve me prezencë bore, vendosni gomat dimërore dhe zinxhirë, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *