Debat i ashpër mes Ramës dhe gazetarit: Mos ngatërro dynjanë, krijon konfuzion kot

Pas marrjes së dozës së tretë, kryeministri Rama ka treguar se është i hapur për pyetjet nga gazetarët dhe i është përgjigjur pyetjeve te tyre.

Situata u bë tensionuese në një moment kur gazetari i News24 i tha se qeveria nuk e njeh imunitetin natyral, kur dikush e ka kaluar. Rama insistoi disa herë që të mos përhapte panik por gazetari vazhdoi me replikat.

Skëndo: Green pass, pasi kalon covid njihet imuniteti natyror. Pse nuk e njohim ne

Rama: E njeh gjithë BE, po flas për kartën e gjelbër. Mos ngatërro dynjanë

Skëndo: Unë?

Rama: Mos bëj debat me mua

Skëndo: Nuk po bëj debat

Rama: Po flas për ata që janë të pavaksinuar

Skëndo: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptarë, ia njihni vetëm atyre që vijnë.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?

Skëndo: Më keni paragjykuar

Rama; Mos krijo konfuzion të lutem shumë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *