Daily Mail/ Kriminelët dhe emigrantët shqiptarë “dëbohen” nga Anglia

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e depërtimit nga Anglia të 42 shqiptarëve ditën e djeshme. Një charter privat ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, nga ku kanë zbritur personat të cilën qëndronin në mënyrë ilegale në Britani. Media prestigjoze Daily Mail bëri me dije se 32 nga këta persona rezultojnë të dyshuar ose të dënuar për përfshirje në ngjarje kriminale, që lidhen kryesisht me trafikun e lëndëve narkotike. Të gjithë së bashku, ata janë dënuar me një total prej 89 vitesh burgim. Mbi to rëndojnë edhe akuza të përfshirjes në rrjetet që mundësonin hyrjen ilegale në Britani.

Përveç tyre, në Shqipëri u depërtuan edhe gjashtë azilkërkues dhe katër shkelës të tjerë të rregullave të emigracionit. Ata kanë kaluar afatet e vizës ose kanë mbërritur në Britani ilegalisht. Sipas Daily Mail, tre nga të larguarit kanë mbërritur në Angli me varka të vogla nga veriu i Francës.

Oficerët e Agjencisë së Emigracionit kanë mbikqyrur operaconin. Sakaq, tregohet se në mesin e shqiptarëve kishte edhe të dënuar për posedim të armëve, vjedhje apo dëmtim të pronës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *