Çuçi thirrje nga Berati: Bashkitë të përqendrohen edhe në zonat rurale

Ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht drejtues politik i qarkut të Beratit, Bledi Çuçi deklaroi sot se, bashkitë nuk janë vetëm urbane, por duhet të përqendrohen edhe në zonat rurale.

Në një bashkëbisedim me fermerët në Berat, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Çuçi u shpreh se, “kryetarët e bashkive, në fakt një pjesë e mirë e tyre e kanë kuptuar, por duhet ta kuptojnë gjithnjë e më tepër që bashkitë që ne kemi sot, bashkitë e reja pas ndarjes së re territoriale nuk janë bashki vetëm urbane dhe nuk duhet të përqendrohen vetëm në qytetet e tyre, por janë bashki që përfshijnë zonat rurale”.

“Ajo që duhet kuptuar është se sa e rëndësishme është e gjithë periferia rurale për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë.

Mua më vjen shumë mirë që këtu në Berat, këtë vizion që kishim që kur hartuam ndarjen e re territoriale, e kanë kuptuar kryetarët e bashkisë dhe ja ku jemi sot në fakt, në kufi të dy bashkive, që e kanë harmonizuar shumë mirë zhvillimin e fshatit nëpërmjet serrave dhe agroturizmit me zhvillimin e qytetit nëpërmjet rritjes së numrit të turistëve, duke ofruar një paketë të gjerë që përfshin edhe fshatin, edhe pjesën rurale si pjesë e turizmit që ofrohet në funksion të zhvillimit të bashkisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *