“Jeta na jep mësime”/ Ja çfarë shkruan Georgina pas humbjes së Ronaldos

Surprizat në Kupën e Botës në Katar nuk kanë fund. Portugalia u eleminua ditën e sotme duke mbyllur rrugëtimin në fazën çerekfinale, ku u mposht 1-0 përballë Marokut.

Ajo që e bën më dramatike situatën është fakti që një nga yjet më të mëdhenj në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, luajti sot ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote. 37-vjeçari më herët kishte njoftuar se do mbyllë karrierën e tij me kombëtaren portugeze (në kompeticionet botërore).

Pavarësisht kësaj, në dy ndeshjet e fundit ai e nisi nga stoli. Sot Ronaldo u aktivizua në minutën e 51-të, duke mos arritur të bënte diferencën në minutat që mbetën. CR7 u largua nga fusha me lot në sy dhe videot e fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në këtë moment të vështirë, sigurisht yllit të futbollit po i gjendet pranë më shumë se kushdo partnerja Gerogina Rodriguez. Ajo ka reaguar në një postim në rrjetin social Instagram, ku nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj vendimit të trajnerit Fernando Santos që e la në stol.

Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të gabuar. Ai shok për të cilin ke respekt dhe e admiron. I njëjti që të futi në lojë, e pa si ndryshoi gjithçka, por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë, armën më të fortë.”– shkruan Gerorgina.

Më pas ajo shkruan se në fakt sot nuk humbën, por nxorën një mësim.

Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, por mësuam. Të adhurojmë”-përfundon bukuroshja nga Argjentina statusin e saj.

Kupa e Botës në Katar ishte e pesta për Ronaldon dhe ai është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar të paktën një gol në pesë Kupa Botërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *