Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 24 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 qytetarë të infektuar me Covid-19. Nuk ka humbje jete nga virusi dhe janë 32 të shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

13 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.

Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 24

Të shëruar në 24 orë 32

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 542

Testime totale 1,988,750

Raste pozitive 331,433

Raste të shëruara 327,557

Raste Aktive 285

Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 197

Elbasan 23

Fier 18

Gjirokastër 15

Vlorë 11

Shkodër 7

Durrës 7

Berat 5

Lezhë 2

Kukës 2

Dibër 1

Korçë 1-19

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *