Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë nga 464 testime janë vetëm 11 raste të reja.

Njoftimi i policisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

23 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, 2 në Fier.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 464

Testime totale 2,007,075

Raste pozitive 332,179

Raste të shëruara 328,400

Raste Aktive 185

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 154

Fier 10

Gjirokastër 8

Elbasan 4

Vlorë 1

Berat 2

Durrës 2

Lezhë 2

Shkodër 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *