Covid-19/ 25 raste të reja dhe një humbje jete gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar këtë të dielë se në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, prej ku kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë të shpërndara në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.

“Janë 286 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç”, informon Ministria.

Sakaq, bëhet e  ditur se, “janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë”.

Statistika (08 Maj 2022)

Raste të reja ditore 25

Të shëruar në 24 orë 22

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 735

Testime totale 1,812,882

Raste pozitive 275,366

Raste të shëruara 271,583

Raste aktive 286

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169

Fier 35

Vlorë 31

Korçë 11

Shkodër 9

Durrës 9

Lezhë 8

Elbasan 7

Berat 3

Kukës 2

Gjirokastër 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *