Conference Legue/ Kupa “zbarkon” në Tiranë

Kupa e parë e Ligës së Konferencës ndodhet në Sheshin Skënderbej.

Qindra tifozë por edhe banorë të Tiranës ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të trofeut të parë në edicionin e parë te këtij evenimenti që do të kulmojë me finalen e orës 21.00 të mërkurën në “Arenën Kombëtare”.

Sakaq, presidenti i FSHF Armand Duka theksoi rëndësinë e këtij evendinenti, duke e konsideruar edhe si ndoshta më të madhin e organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Mësohet se kupa do të qëndrojë aty deri ditën e nesërme para ndeshjes dhe më pas Trofeu do të zhvendoset në ambjentet e stadiumit “Arena Kombëtare”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *