Çmontohet grupi kriminal irlandez, arrestohet 30-vjeçari shqiptar me 1 mln euro kokainë

Një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet irlandeze.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 1.12 mln euro.

Droga sipas autoriteteve u gjet në makinën e një shqiptari, 30-vjeç

Gjithashtu në këtë aksion u arrestuar një 30-vjeçar i cili aktualisht po mbahet në paraburgim dhe sipas autoriteteve i riu i arrestuar është shqiptar, por prej vitesh jeton në Dublin.

Sakaq, droga e arrestuar do të dërgohet për analiza ndërsa hetimet vijojnë ende.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *