Çmimi i naftës pëson rënie drastike, më e lirë sesa në fillimet e luftës në Ukrainë

Çmimi i naftës ka pësuar rënie drastike në bursa, për shkak të shqetësimeve për një recesion të ekonomisë globale dhe forcimit të dollarit amerikan. Në këtë mënyrë, “ari i zi” ka prekur nivelin më të ulët në 8 muajt e fundit, përpara se të shpërthente lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Nafta bruto amerikane po tregtohet poshtë 85 USD për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 Usd për fuçi.

Të dyja kontratat ranë me rreth 5% në sesionin e së premtes. Analistët shprehen se tregu mund të gjejë një mbëhstetje të lehtë nga plani i Rusisë për të aktivizuar edhe rezervistët në luftën në Ukrainë dhe sanksioneve të reja të Bashkimit Europian, që hyjnë në fuqi në dhjetor. Fokusi do të jetë i përqëndruar edhe te takimi i OPEC+, që mbahet më 5 tetor.

Të dhënat e javës së kaluar treguan se OPEC+ dështoi të realizojë objektivin e rrtjes së prodhimit me 3.58 milionë fuçi naftë në ditë gjatë gushtit. Ndërkohë, në tregun e metaleve të çmuara ari po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 vite e gjysëm, në rreth1650 dollarë për onz. /SCAN

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *