Çmimi i energjisë për 800 KW/ Balla: Kemi folur me ERE, nuk do aplikohet në nëntor

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me çmimin për fashën 800 KW.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se qeveria nuk do të aplikojë këtë fashë në muajin nëntor dhe se do vazhdojë të subvencionojë 80% të faturës.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *