Çmimet e larta në vend, Berisha takim me ekspertët: Qeveria falimentoi bizneset!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ekspertët ku cështja kryesore e takimit ka qenë konsumi, çmimet e larta dhe përballja e shqiptarëve me listat e ushqimeve.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se nga 186 mijë biznese që kanë operuar deri në vitin 2013, sot operojnë 108 mijë biznese. Ai shton se të gjitha bizneset të cilat nuk operojnë sot kanë falimentuar nga dashakeqësia e qeverisë e cila bashkëpunon me oligarkët.

“Kanë qenë 186 mijë biznese që kanë operuar deri në vitin 2013, sot operojnë 108 mijë biznese. Ku shkuan këta biznese? Këta kanë falimentuar nga dashakeqësia e qeverisjes për të falimentuar këto biznese dhe kanë qenë tendencioz. Qindëra e mijëra biznese janë gjobitur se nuk i kanë ardhur mbas avazit qeverisë. Sot qeveria qeveris me oligarkë!”

“Lufta për kafshatën”, fjala e z. Bujar Muço, kryetar i SME, në bashkëbisedimin me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe familjarë me fokus: Konsumi, çmimet e larta dhe përballja e shqiptarëve me listat e ushqimeve, shkruan Berisha në facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *