Çifti i sapomartuar bëjnë fotot e dasmës te Kështjella Windsor, të tjerët vajtojnë mbretëreshën

Një çift i sapo martuar është vendosur në qendër të kritikave, pasi kanë zgjedhur që të bëjnë fotosesionin e martesës përballë  kështjellës Windsor, në një kohë kur vendi është i mbushur me lule dhe qytetarë që vajtojnë humbjen e mbretëreshës Elizabeth.

Çifti pozonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, teksa një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale janë shprehur se pavarësisht se kjo është dita e tyre më e lumtur, sërish i kanë kritikuar.

“Më vjen keq, nuk është as koha dhe as vendi i duhur”.

“Shije kaq e keqe”, shkruajnë komentuesit.

Të tjerë janë treguar më pozitivisht.

“Të mos lejosh që vdekja e Mbretëreshës t’ua shkatërrojë ditën”, shkruan një tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *