Çfarë po ndodh me kandidatët nga lista e Alibeajt? Dorëhiqet nga gara edhe Gjergji Gjata

Teksa u prezantua nga Enkelejd Alibeaj disa ditë më parë për kandidaturën si kryetar bashkie në Korçë, Gjergji Gjata është tërhequr nga gara. Në një njoftim të bërë nga vetë Gjata, bëhet me dije se bashkë me kandidatin, janë tërheuqr nga gara dhe 40 emrat e listuar si këshilltarë bashkiakë. Shkak, sipas Gjatës është bërë shkelja e integritetet dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Vendimi:

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *