Çfarë ndodh kur në një qytet nuk ka policë?

Supplied image obtained Friday, March 25, 2016 of missing South Australian health worker Gayle Woodford. SA Police have declared Woodford's disappearance a major crime. (AAP Image/Facebook) NO ARCHIVING, EDITORIAL USE ONLY

Një qytet i vogël në Australi është cilësuar si ‘plotësisht i paligjshëm’, për shkak të mungesës së forcave policore në këtë vend. Si pasojë e mungesës së policave në këtë qytet, ndodhin shumë sulme seksuale të pakontrolluara. Sulmet janë një dukuri e rregullt në komunitetin e Fregon, pasi ai është plotësisht larg radarëve të policisë.

Në këtë qytet, një infermiere u përdhunua dhe u vra brutalisht. Gayle Woodford, 56 vjeç, filloi punë në Këshillin Shëndetësor Nganampa në Australinë e jugut, dhe shpesh shkonte në Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY) Lands.

Fregon, a small town in South Australia, has been branded 'completely lawless'

Trupi i nënës së dy fëmijëve u gjet në një varr të cekët, tre ditë pasi ajo u raportua e zhdukur në Fregon, rreth 1,300 km në veri të Adelaidës në vitin 2016. Ajo u vra nga një banor lokal, i cili fshehu trupin e saj pasi e vrau.

Një zyrtar tha se është e domosdoshme që të ndërtohet një stacion policor në këtë zonë, për shkak të niveleve shqetësuese të dhunës. Nëse ndodh një ngjarje, policëve iu duhet të paktën një orë e gjysmë për të mbërritur në qytetin e Fregon-it.

Vrasja e tmerrshme e infermieres vuri në pikëpyetje sigurinë e punonjësve të spitaleve, të cilët udhëtonin në zona të largëta për t’iu ofruar qytetarëve kujdes shëndetësor./Përshtati:Priza.al/Burimi:The Sun

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *