Çfarë ka ndodhur? Policia ‘blindon’ Fierin, postblloqe në hyrje-dalje të qytetit

Qyteti i Fierit është mbushur nga forca të shumta policie. Mësohet se mbrëmjen e sotme uniformat blu të ndihmuar dhe nga forcat “Shqiponja” kanë ngritur pika të shumta kontrolli.

Kryesisht hyrje-daljet e qytetit janë të bllokuara e po kontrollohet çdo makinë.

Në fokus të këtyre kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Nuk dihet nëse policia ka ndonjë emër konkret për të cilin mund të ketë angazhuar forcat blu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *