Çfarë e bën të “veçantë” ekzekutimin mafioz të Iljaz Çalit

Vetëm 1 orë nga mesnata, biznesmeni Iljaz Çali u qëllua për vdekje te mbikalimi i Rinasit. Breshëri plumbash janë drejtuar makinës me të cilën po udhëtonte 37 vjeçari, e tipit “Land Rover”, të marrë me qera.

Detaji i vetëm i zbuluar nga policia, lidhet me luftën për kapjen e galerive të kromit, për të cilën u ekzekutua vite më parë edhe miku i ngushtë i tij, Gjin Nika.

Biznesmeni Çali, rezulton i shpallur në kërkim për kultivimin e 700 bimëve narkotike, në vitin 2019, ku dhe kërkohej në zonë për paratë e grabitura në Rinas.

Ndërkohë, ende ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë në vendin ku u vra Çali, ndërkohë që në makinën e viktimës nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Këtë herë, ndryshe nga atentatet mafioze qe jemi parë të shohim në vendin tonë, ku mbas çdo vrasje qëndron edhe një makinë e djegur, në rastin e Çalit autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar duke humbur gjurmët përmes rrugës dytësore Tiranë-Durrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *