Çështja “McGonigal”/ Kongresi i SHBA nis nesër hetimet, ligjvënësja republikane: Do t’i shkojmë deri në fund

Ditën e nesërme do të nisë punën Komisioni i posaçëm i Kongresit amerikan, i ngritur për të hetuar përdorimin e agjencive qeveritare si armë politike. Anëtarja e komisionit, republikania Elise Stefanik tha për Breitbart se seanca e parë e komisionit për të çrrënjosur përdorimin e agjencive federale si armë kundër kundërshtarëve politikë do zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme.

“Personat e përfshirë do të mbahen përgjegjës! Ne do t’i shkojmë çështjes deri në fund dhe do të japim të vërtetën dhe llogaridhënien në emër të patriotëve amerikanë që janë shënjestruar padrejtësisht nga agjencitë e korruptuara qeveritare”, tha ajo, duke përmendur përvojën e saj në mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump nga fajësimi.

Në janar, Stefanik renditi abuzimet e “shtetit të thellë” që komiteti do të hetojë gjatë dy viteve të ardhshme.

“Merrni FBI-në dhe DOJ-në (Department of Justice). Ekziston një listë e gjatë abuzimesh dhe shënjestrimi të paligjshëm. Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të Bob Mueller-it në atë kohë kreu i kundërzbulimit akuzohet për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga Rusia.

Ish-zyrtari kryesor i FBI-së është Charles McGonigal, i cili ishte agjent special i ngarkuar në Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Në janar, McGonigal u padit nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe “pajtim për të ofruar shërbime” për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.

Ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi në shumicë për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *