“Çështja Juventus”, nis seanca e parë gjygjësore

Një gjyqtar në Torino të hënën filloi të shqyrtojë dosjen e ish-kryetarit të Juventus, Andrea Agnelli.

Klubi përballet në gjyq mbi akuzat për mashtrim financiar.

Në ditën e parë të seancës së mbajtur me dyer të mbyllura, po trajtoheshin çështjet fillestare procedurale.

Seanca pritet të zgjasë disa muaj, pas së cilës gjyqtari Marco Picco do të caktojë masën.

Dhjetorin e kaluar, prokurorët kërkuan të dërgonin të gjithë të pandehurit në gjyq pasi hetuan kontabilitetin e klubit dhe deklaratat e bëra në tregjet financiare në tre vitet e fundit.

Prokurorët e Torinos pretendojnë se klubi i nënvlerësoi humbjet e tij financiare për tre sezone – 2018-19, 2019-20 dhe 2020-21.

Ata kanë shqyrtuar vlerat që i atribuohen transferimeve të lojtarëve midis klubeve dhe nëse, siç u tha, pagat u sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19 ose thjesht u shtynë.

Agnelli i ka mohuar akuzat duke thënë se financat e klubit janë në përputhje me standardet e industrisë.

Juventus,është në pronësi të familjes Agnelli dhe gëzon mbështetje të fortë në të gjithë vendin.

Një nga tre prokurorët përgjegjës për çështjen kundër klubit javën e kaluar u tërhoq nga procedurat pas shfaqjes së komenteve të mëparshme nënçmuese që ai bëri për ekipin dhe mbështetjen e tij të deklaruar për rivalët e Serie A, Napoli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *