Jorginho siguroi brenda pak muajsh tre trofetë më të rëndësishëm në kontinent dhe kjo, sipas burimeve në media, i ka dhënë votat e nevojshme që ai të jetë fituesi. Në fakt emri duhej të bëhej publik nesër në ceremoninë e UEFA-s në Stamboll, paralelisht me shortin e fazës në grupe të Champions.

Për lojtarin, një sukses i tillë e bën edhe favoritin kryesor për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon. Aty pritet të ketë konkurrencë më të ashpër edhe nga Lionel Messi dhe Robert Lewandowski, për arritjet e tyre gjatë vitit.

/Priza.al/