Ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave/ Presidenti italian takohet sot me Bajram Begaj

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Burime për median bëjnë me dije se Mattarella do të zhvillojë në kryeqytet një vizitë dy ditore ku pritet të takohet me presidentin Bajram Begajn në orën 10:00.

Kreu i shtetit italian do të pritet nga Begaj me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një deklaratë për mediat.

Mësohet se Mattarella do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *