CENTURY 21 dhe REMAX lavatriçe gjigande pastrimi parash/ Pronarët e vërtetë të zhytur në krim, vjedhje, evasion fshehje të ardhurash dhe mburoja politike, roli i Selmanllarit dhe Damian Gjiknurit

Vitet e fundit një trend i ri bisnesi “pushtoi” tregun e punës. Agjencitë imobiliare mbinë në çdo cep e në çdo rrugë. Nga fjala sekser, që dikur mblidheshin tek zona e Ushtarit të Panjohur në qëndër dhe shisnin shtepia, me trendin e ri u quajtën agjentë imobiliarë. Shumëkush mendoi se sekserët e atëhershëm u rafinuan dhe u quajtën agjentë imobiliarë. Por në fakt, pas këtij emri dhe profesioni fshihet një skemë e zezë gjigande e pastrimit të parave, evazionit, interesave politike dhe çdo krimi tjetër financiar.

Mes qindra agjencive imobiliare që janë në treg, dy prej tyre “bëjnë ligjin”. Ato janë Century 21 dhe Remax Albania. Të dhënat e përfituara nga redaksia jonë janë tejet interesante dhe dëmethënese.

Century Albania me nipt K81901012G rezulton që ka 3 aksionerë. Njëri nga ortakët, shtetasi Gertin Qinami pa një historik të qartë bisnesi, rezulton person i përfshirë në skemat e vjedhjes me forex nëpërmjet call centerave. Ky shtetas është arrestuar në vitin 2023 por gjykata i dha lirinë në kushte të paqarta.

Ortaku tjetër i Century Albania është shtetasi Jonian Antoni. Edhe ky shtetas pa një historik të qartë bisnesi, përveç se ortak mazhoritar tek Century 21 ka themeluar edhe një rrjet kompanish. Një ndër to është kompania “AIG shpk” e cila nga ana e saj është shoqeri mëmë edhe për dy kompani të tjera, njëra ndër të cilat është Jala Investment.

Jala investment është kompani që ka dy ortakë. Ka ANDI shpk që përfaqësohet nga Andi Gjiknuri dhe AIG e Jonian Andonit.

Andi Gjiknuri një lidhje e afërt familjare e Damian Gjiknurit dhe lavatriçja e tij e pastrimit të parave të korrupsionit është një ndër ndërtuesit më në zë në Tiranë dhe bregdet. Me një pafundësi lejesh të fituara në prona të privatizuara edhe me firmën e Gjiknurit si ministër, kushëriri bisnesmen Andi, iu hodh së bashku me Jonianin ndërtimit në Jalë. Duke falsfikuar dokumentet e pronësisë së tokës ku po ndërtojnë, Joniani i Centuryt dhe Andi i Damianit nisën të ndërtojnë një kompleks me vlerë dhjetra milionë euro të cilat kanë një burim të paqartë.

Por qartësisht këta individë dhe kompani i lidh me njëri tjetrin, vjedhja e pronës publike, pastrimi i parave, shkelja e ligjit dhe krime të tilla financiare.

Sa apartamente, prona, troje fsheh Century 21 në emër të saj, por që në fakt janë të individëve të tjerë?

Sa miliona euro qarkullojnë CASH nga agjentet tek zyrat qendrore?

Century 21 është një gropë e zezë krimi dhe pastrimi parash, po aq sa dhe milionat e eurove cash që qarkullon Remax Albania të cilat më pas depozitohen në bankë si të ardhura nga komisionet e qerave.

Një personazh interesant si Rrahman Selmanllari rezulton i përfshirë në transferta miliona euro dhe dhënie urdhërash verbal ndaj drejtuesve të zyrave. Kë mbulon Rrahman Selmanllari?

Ndiq paranë është një shprehje e përdorur nga njerëzit e ligjit.

Ndërsa për rastin tonë, shprehja është: Ndiq emrat, dhe emrat të cojnë tek paratë të cilat të çojnë tek pronat dhe kështu bëhet një panoramë e qartë e një tregu që qarkullon miliarda në muaj jashtë çdo kontrolli.

-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *