“Çdo plumb e ka një shënjestër”, Ministria e Brendshme fushatë kundër gjuajtjes me armë zjarri

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka realizuar një fushatë kundër gjuajtjeve me armë zjarri.

Më anë të një videoje të postuar, Ministria e vë theksin të të shtënat me armë në festa apo në raste të ndryshme, duke thënë se një e shtënë me armë mund të vrasë një person.

“Çdo plumb e ka një shënjestër”, është motoja e kësaj fushate e cila është mbështetur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda, Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.

“Një plumb endacak duhet të përfundojë diku, edhe nëse personi që gjuan nuk ka një shënjestër konkrete. Mos lejoni që festa juaj të jetë një tragjedi për dikë tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *