Burri i dehur dhunon gruan me sende të forta, arestohet 45-vjeçari në Fier

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi ka dhunuar bashkëshortene tij me sende të forta ku i ka shkaktuar edhe lëndime.

Mësohet se është vënë në pranga Gramoz Metaj.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e sherrit ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *