Burgjet shtojnë policët/ Ka më pak gjykata, 100 të burgosur duhet të transportohen çdo ditë

Nuk janë vetëm qytetarët që do të preken nga harta e re gjyqësore. Veç tyre edhe të burgosurit dhe institucioni ku ata vuajnë heqjen e lirisë.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Admir Abrija pohon se sistemi penitenciar është riformatuar në përshtatje të shkrirjes së gjykatave prej të cilave janë lënë hapur vetëm 13 të shkallës së parë, dhe një apeli në të gjithë vendin. Ekspertët e burgjeve vlerësuan se nga mbyllja e gjykatave të tjera të apeleve që do ta kenë qendrën në kryeqytet, llogaritet që përditë drejtoria e burgjeve të transportojë 80 deri në 100 të burgosur dhe të paraburgosur. Mbasi harta gjyqësore pritet të zbatohet në fillim të vitit, Abrija ka firmosur shtimin e forcave operacionale të burgjeve që do të sjellin përditë në Tiranë të burgosurit.

Katër burgje u mbyllën më herët në përshtatje të hartës së re gjyqësore. Ndërkohë po konsiderohet që një burg të kthehet paraburgimi ku do të mbahen të gjithë të arrestuarit që lihen në qeli me vendim gjykate.

Më herët avokatët u hodhën në një grevë të përgjithshme ku kundërshtohej sidomos shkrirja e gjykatave të apelit dhe ato administrative që mbetën vetëm dy. Ndonëse njoftuan se do i drejtoheshin kushtetueses, ata ende nuk e kanë formalizuar padinë./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *