Britania do të ‘riatdhesojë’ 200 të burgosur shqiptarë, detajet e marrëveshjes

200 të burgosur shqiptarë do të transferohen nga Britania e Madhe në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Marrëveshja u arrit gjatë diskutimeve të dy kryeministrave Rishi Sunak dhe Edi Rama gjatë bisedimeve në Londër në muajin mars të këtij viti.

Në fund të vitit të kaluar, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë.

Arsyeja e kësaj marrëveshjeje lidhet me dy faktorë, atë ekonomik dhe mbipopullimin e burgjeve.

17 të burgosur që janë të dënuar me burgim të përjetshëm do të jenë të parët të cilët do të transferohen drejt Shqipërisë.

Koci Selamaj është njëri prej të burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses Sabina Nessa dhe që do të riatdhesohet.

Për një të dënuar në një burg të sigurisë së lartë, kostoja në Britani të Madhe për një vit është 57.000 paund, ndërsa në Shqipëri 10.000 £ në vit. Do të jetë po Londra që do të paguajë për vuajtjen e dënimit për të burgosurit në burgjet shqiptare, por tani me një kosto më të ulët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *